Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncer, kryediplomatja evropiane, Federica Mogherini dhe komisionari Johanes Hahn, në kuadër të vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor, nesër do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë.
Nesër Kosovën do ta vizitojnë zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian. Para vizitës në Kosovës, presidenti i Komisionit Evropian, Jena Claude Jucker, tha në Beograd se Bashkimi Evropian dëshiron normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë përmes marrëveshjes.
“Presidenti Juncker dhe Delegacioni i BE-së do të takohen me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe do të mbajnë një takim me qytetarë, përfaqësues të mediave, aktivistë të shoqërisë civile, ndërmarrës, studentë, profesorë, rininë e partive politike, artistë, sportistë kosovarë, bursistë të programeve të BE-së, dhe shefat e Misioneve të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Më poshtë agjenda e plotë e aktiviteteve:
E mërkurë, më 28 shkurt 2018
14.20-15.20 Takim i përbashkët me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj
Vendi: Zyra e Presidentit (mundësi për pamje)
15.25-15.45 Adresim për medie nga Presidenti Juncker dhe Presidenti Thaçi
Vendi: Korridori në hyrje (përdhese) të Kuvendit
16.00-17.00 Takim me qytetarët
Vendi: Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...