Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Majori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani tha me këtë rast se problemi ka qenë që nuk kanë mundur të llogarisin sa vota i kanë kundër për anëtarësim në Interpol.
“Kur kemi hy në analizë të thellë ne kemi qenë në minus gjashtë vota. A ka qenë momentum politik nuk është e jemja me e thënë”, ka thënë ai Elshani ka shtuar se tash kanë një koordinim më të mirë me të gjithë.
Sipas tij, Serbia dhe shtetet e tjera janë duke lobuar që ne mos të jemi në agjendë për tu anëtarësuar.
“Jemi në konsultim me personalitete vendore dhe nderkombëtare për lobim”, ka shtuar ai.
Kurse sa i përket heqjes së emrave në listën e Interpolit të cilët kanë qenë më herët ai ka thënë se asnjë nuk ëhstë në kërkim për arsye se i kemi larguar të gjithë.
“Kjo ka marrë një vit kohë. Tash ka ankesa prej anës serbe qe me i kthy këto lista. Është duke u bërë luftë e madhe që me na gjet gabim në hapa”, ka shtuar Elshani.
Ndërkohë, ministri Sefaj tha se janë duke lobuar fuqishëm tek shtetet e tjera për anëtarësim në këtë organizatë të madhe ndërkombëtare./Arbresh.info
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...