Ahmad, djali që bën 200 selfie në ditë

14:03 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Junaid Ahmad ka 50 mijë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.

Ai pranon se është i dhënë tej mase pas tyre. 22 vjeçari ka treguar se bën 200 snap brenda një dite.

Ahmad ka thënë se i kushton shumë kujdes postimit të një fotografie në rrjetet sociale, për çka edhe merr shumë pëlqime. Por që nëse merr më pak se 600 pëlqime, ai ka treguar e fshin nga llogaria atë, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

“Kur postoj një fotografi, në minutën e parë ose të dytën diku marr 100 pëlqime dhe kjo më pëlqen, telefoni më çmendet, është mahnitëse”.

Një studim i fundit bën me dije se obsesioni pas selfie-ve është një gjendje që njihet si Selfitis.

https://www.instagram.com/p/BZGekHch2fI/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/BeRCPYvBcBn/?taken-by=junaidahmedx

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme