Cristiano Ronaldo insiston se nuk është i fokusuar për të shtuar ndonjë tituj tjetër te pesë Topat e Artë.
Ylli portugez ka fituar çmimin për një numër rekord së bashku me yllin e Barcelonës, Lionel Messin, ndërkohë që ai është rikuperuar nga forma e dobët këtë sezon duke arritur të realizoj gjithsej 27 gola ,transmeton portali arbresh.info.
“Unë nuk kam ëndërruar asnjëherë për të fituar pesë Topa të Artë”, ka thënë Ronaldo për kanalin brazilian ‘Desimedidos’ në YouTube ‘.
“Por, në rast se karriera ime duhet të përfundoj tani, unë do e bëjë këtë shumë i lumtur. Kam fituar gjithçka. Sigurisht, unë do të isha i kënaqur për të fituar një, dy apo tre Topa të Artë më shumë, por në rast se nuk i fitoj, tashmë kam pesë”
“Sigurisht është ambicia ime dhe unë ende kam kapacitet për ta bërë këtë, ashtu edhe fuqi për të luftuar për të qenë më i miri në botë megjithëse të tjerët besojnë të kundërtën”
“Kam besim në vetën. Por, e gjitha varet në trofetë që fitojmë këtë sezon, në atë se si unë do ta përfundoj edicionin dhe në Kampionatin Botëror”
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit