Neymar duhet të operohet, dy muaj jashtë fushës

13:44 | 27 Shkurt 2018
Arbresh Info

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar nuk do të jetë pjesë e ndeshjes kthyese të xhiros së 1/8-së në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Real Madridit për shkak se duhet të operohet.

25-vjeçari është lënduar në këmbë gjatë fitores së gjigantit francez 3 me 0 të dielën kundër Marseilles, transmeton portali arbresh.info.

‘Globo Esporte’ raporton që ish ylli i Santos do të mungoj të paktën për dy muaj, por mund të rikthehet para Kampionatit Botëror.

Neymar ka shënuar 29 gola brenda 30 ndeshjeve qysh pasi iu bashkua PSG-së nga Barcelona për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro verën e kaluar.

Madridi fitoi 3 me 1 takimin e parë, ndërsa ndeshja ktheyse do të zhvillohet më 6 mars në Parc des Princes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme