Plaçkitet për të tretën herë një bankë në Kosovë

13:41 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë plaçkitur filialën e Western Unionit në lagjen “Bregun e Diellit” , rreth orës 10:00, njofton Klan Kosova.

Ata kanë hyrë brenda dhe kanë kërcënuar punëtoren duke ia drejtuar pistoletën.

Më pas, plaçkitësit kanë marrë një shumë të hollash në vlerë prej rreth tre mijë eurosh.

Kjo është hera e tretë brenda pak muajsh që plaçkitet kjo pikë, e cila sipas pronarit, është plaçkitur nga personat e njëjtë.

Policia kishte dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme