Pezullohet mësimi në gjithë qarkun e Dibrës

13:22 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në të gjithë qarkun e Dibrës është pezulluar procesi mësimor për shkak të rrugëve të pakalueshme.

Procesi mësimor është ndërprerë edhe në qytet pasi trashësia e borës ka arritur 40 cm. Sipas informacioneve më të fundit rrugët nacionale në këtë qark janë të hapura, por te kalueshme vetëm me zinxhirë.

Në rrugën Peshkopi- Tiranë ka probleme tek Pishat e Bulqizës dhe në Qafën e Buallit ku fryn erë e fortë. Kurse në rrugën Peshkopi – Kukës situata është kritike në kalanë e Dodës, pasi era ka grumbulluar borën sasi të mëdha. Autoritetet vendore njoftojnë se të gjitha fshatrat janë të izoluara. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme