“Nuk e kam vrarë Memli Begallën” Kështu deklaruan në polici të arrestuarit e dyshuar për ekzekutimin e Memli Begallës në Tiranë, Denis (Alban) Demiri dhe Ardian Serezi.
Vrasja e biznesmenit Memli Begalla pak ditë më parë në Tiranë dyshohet se u bë për shkak të borxheve të pashlyera, sipas Policisë që ndaloi dy ditë më parë këta persona.
Ishte kreu i Policisë së Tiranës Kastriot Skendaj që deklaroi më 26 shkurt 2018 se: Gjatë orëve të para të mëngjesit, strukturat e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentimi i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet.
Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor.
Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit:
– Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë.
– Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës