Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, është takuar sot me zyrtarët e ICITAP-it nga Uashingtoni, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.
Delegacioni nga Uashingtoni është i udhëhequr nga ndihmës Drejtoresha e ICITAP-it në Evropë, Andria Simiç si dhe nga Emily Leival dhe Kimberly Riffe, analistja e progamit, respektivisht menaxherja e ICITAP-it, transmeton lajmi.net.
Ministri Sefaj falënderoi zyrtarët nga Uashingtoni për ndihmën që ICITAP i jep Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencioneve të saj në vazhdimësi. Gjithashtu ministri Sefaj kërkoj që të vazhdohet ndihma për ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët e MPB-së nga ICITAP./Lajmi.net/
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...