Carrasco finalizon transferimin në Kinë

11:42 | 27 Shkurt 2018
Arbresh Info

Yannick Carrasco beson se ai mund të vazhdoj të përmirësohet si lojtar pas finalizimit të transferimit te klubi kinez Dalian Yifang.

Anësori belg përfundoi qëndrimin e tij prej 30 muaj në Atletico Madrid duke kaluar në Lindje të Largët, por beson se transferimi i tij nuk do të ketë ndikim në shpresat e tij për Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info.

“Qëllimi im është të arrij në Kampionatin Botëror dhe kjo vazhdon të qëndroj e paprekur”, citohet të ketë thënë Carrasco për ‘Marca’.

“Distanca ime nga kontinenti i Evropës nuk ndikon në shanset e mia dhe unë duhet ta vërtetoj me performancat e mia që jam i gatshëm të luaj me Djajtë e Kuq në Rusi këtë verë”

“Spanja dhe Atletico do të jenë gjithmonë një vend i veçantë në zemrën time, do më mungoj klubi jashtëzakonisht dhe kam krijuar kujtime të paharrueshme me ata”

“Kam vendosur për tu larguar dhe për të fillim një aventurë të re me Dalian Yifng dhe t’i bashkohem grupit të Wandas, i cili është një partner i Atleticos”

/arbresh.info/

Të ngjashme