Barcelona – Real Madrid, caktohet data e El Clasicos

10:34 | 27 Shkurt 2018
Arbresh Info

El Clasico e dytë e këtij sezoni ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit është caktuar të zhvillohet mbrëmjen e 6 majit.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka konfirmuar datën dhe kohën se kur do të zhvillohet kjo super ndeshje gjatë një interviste mbrëmjen e së hënës në programin ‘El Larguero’ në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.

Mediat spanjolle kishin dhënë paraprakisht detaje rreth ndeshjes së ardhshme ndërmjet dyshes në Camp Nou, e cila mund të jetë edhe vendimtare për Barcelonën në garën për titull.

Takimi është i paraparë më shumë të përkoj me tregun amerikan pasi takimi i parë, i cili është zhvilluar në mesditë gjatë muajit dhjetor, ishte më shumë i fokusuar për treguan aziatik.

Barcelona aktualisht ka 65 pikë në krye të tabelës, 15 më shumë se Real Madridi në pozitën e tretë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme