Google ADS

Vdes Gëzim Qendro, ish- drejtori i Galerisë Kombëtare

09:56 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Sot ka ndërruar jetë Gëzim Qendro drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Shqipëri (Tiranë) nga viti 1998 deri në vitin 2002, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur minstrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ajo e ka cilësuar si një nga profesionistët e më të mençurit që ka bërë kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Postimin e plotë i Kumbaros:

Trishtim i madh!
Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qendro.
Le vepra shume te mira mik!
Por edhe na le një boshllëk te madh njerëzor e miqësor siç vetëm fisnikët munden.
Je i pazëvendësueshme!
Lamtumire!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme