Vaji i bajameve i siguron trupit të gjitha lëndët ushqyese do të merrnin nga fruti i thatë përfshirë vitaminën E, manganin, magnezin dhe yndyrnat e shëndetshme. Ka enzima anti-inflamatore dhe antioksiduese. Për të përfituar nga vlerat e mëposhtme ju mund të pini një lugë gjelle vaj bajamesh.
1. Ul nivelet e kolesterolit në gjak
Konsumi i vajit të bajames mund të ulë nivelet e larta të kolesterolit të keq. Yndyrnat e shëndetshme në vajin e bajames nxisin qarkullimin e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese përmes gjakut.
2. Ul rrezikun e sëmundjes së zemrës
Sëmundjet e zemrës, kolesteroli i lartë dhe shumë probleme të tjera shëndetësore, shkaktohen nga inflamacioni kronik. Vetitë antioksiduese dhe anti-inflamatore të vajit të bajames ndihmojnë në luftimin e inflamacionit në trup duke ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
3. Kundër diabetit
Hulumtimet kanë treguar se bajamet dhe vaji i tyre mund të ndihmojnë në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak. Hulumtuesit në Universitetin Purdue zbuluan se pacientët e diagnostikuar me diabet të cilët konsumomin bajame në mëngjes ndiheshin më të ngopur dhe niveli i sheqerit në gjak nuk luahatej në mënyrë drastike.
4. Promovon shëndetin e zorrës së trashë
Studimet tregojnë se bajamet mund të ulin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Vaji i bajames mund të veprojë gjithashtu si një laksativ natyral.
5. Bukuria e lëkurës dhe flokëve
Vaji i bajames vepron edhe si hidratues natyral edhe si antibakterial. Vaji i bajames gjithashtu mund të përdoret si një ilaç natyral kundër ekzemës. Lehtëson inflamacionin dhe parandalon acarimin e mëtejshëm të lëkurës shkaktuar nga eczema ose psoriasis.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...