Komuna e Prishtinës edhe në orët e vona po përkujdeset mjaft shumë që rrugët të jenë sa më të kalueshme. Madje, edhe për trotuarët.
Këtë e ka bërë të ditur edhe nënkryetari i Komunës, Selim Pacolli.
Ai përmes një shkrimi ka apeluar të gjithë shoferët që të kenë kujdes dhe ta përshtasin shpejtësinë me kushtet atmosferike.
Postimi i plotë:
Edhe në këtë orë, në prag mesnate vazhdon puna për pastrimin e trotuareve. Puna do të vazhdojë me intensitet të lartë në të gjitha zonat e kryeqytetit.
Kërkojmë ndjesë nëse nuk mbërrijmë në të gjitha njëherazi por do punohet tek secila lagje pa përjashtim, nga qendra e deri në zonat më të thella rurale.
Gjithë shoferët, apelohen sërish të kenë kujdes duke përshtatur shpejtësinë me kushtet atmosferike!.
Rama: Unaza e Madhe e Tiranës gati në fund të këtij viti
Haradinaj kujton mjekun e UÇK-së: E deshte Atdheun dhe u fli...
Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda k...
Mediat zvicerane e konfirmojnë: Amir Saipi ka vendosur që ta...
Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Me foto mes kanabisit, Salianji apel nga qelia për pjesëmarr...