Veseli ngushëllon për vdekjen e ish trajnerit të KB “Trepça”

22:44 | 26 Shkurt 2018
M. A.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen dhe gjithë sportdashësit për vdekjen e ish-trajnerit të Klibit të Basketbollit “Trepça” nga Mitrovica.

“Ahmet Behramin, ish-trajnerin e Klubit të Basketbollit “Trepça”, i cili ndërroi jetë sot, do ta kujtojmë si kampion dhe punëtor të palodhur për edukimin e sportistëve të rinj. Ngushëllime familjes dhe të gjithë sportdashësve”, ka shkruar kryeparlamentari Veseli në faqen e tij në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme