Sllovaki, vritet gazetari investigativ, po hetonte korrupsionin në qeveri

22:42 | 26 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Gazetari i njohur ivestigativ, Jan Kuciak është vrarë në shtëpinë e tij, së bashku me të dashurën.

Lajmin e ka konfirmuar policia, e cila ka theksuar se ata janë shtënë me pistoletë në kokë, transmeton portali arbresh.info

Mediat sllovake kanë theksuar se vrasja ka ndodhur gjatë fundjavës dhe dyshohet se ishte e lidhur me punën e gazetarit, i cili po hetonte mashtrimet fiskale të qeverisë, që kishin të bënin me disa persona të afërt të kryeministrit Robert Fico.

Rasti ka ndodhur disa muaj pas vrasjes së gazetarës së njohur në Malta, e cila kishte zbuluar lidhjet e qeverisë me Panama Papers./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme