Mbrojtësi i Barcelonës, Nelson Semedo është duke u përballur me një pushim pesë javësh pas dëmtimit të pësuar në fitoren e së shtunës kundër Gironas.
Mbrojtësi portugez u detyrua ta lë ndeshjen dhjetë minuta pa përfunduar në fitoren 6-1 të Barcelonës
Ky lëndim nuk duket të jetë edhe i lehtë pasi Semedo pritet të jetë jashtë veprimit deri në fillim të prillit, pra rreth pesë javë.
Mbrojtësi i djathtë do të humbasë ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat – së bashku me të paktën katër ndeshje të La Ligas.
“Departamenti i Shërbimeve Mjekësore të klubit mund të konfirmojë se lojtari i skuadrës së parë Semedo ka pësuar një dëmtim në kofshën e këmbës së majtë”.
“Testet e mëtejshme të kryera kanë treguar se ai do të jetë jashtë fushave për rreth pesë javë”, thuhet në deklaratën zyrtare të Barcelonës.
Semedo është gjithashtu i vendosur të humbasë ndeshjet e ligës me Las Palmas, Atletico Madrid, Malaga dhe Athletic Bilbao.
Ndryshe, mbrojtësi i djathtë u transferuar gjatë verës nga Benfica, por ka dështuar ta zë vendin e titullarit të padiskutueshëm duke e ndarë atë me Sergi Roberton.
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...