Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë se shëndeti i kryetarit të partisë, Isa Mustafa po përmirësohet shumë shpejt. Ai ka treguar se ka vizituar Mustafën në Gjermani dhe se ka qenë pikërisht Mustafa ai që ka ndihmuar drejt marrëveshjes për demarkacionin.
“Gjendja e tij është përmirësuar dukshëm. Falë diagnostikimit të hershëm dhe rehabilitimit që ka tash nga personeli i mjekëve edhe vullneti i tij i madh është përmirësuar jashtëzakonisht shumë”, tha Haziri.
Ai ka treguar që së bashku me Shefin e Grupit Parlamentar, Abdullah Hotin e kanë vizituar Mustafën në Gjermani.
“Është jashtëzakonisht mirë duke u përmirësuar. Presim që brenda disa javëve mu kthy në Kosovë edhe me vazhdu rehabilitimin e plotë. Ai ka nevojë sigurisht në këtë fazë me pasë kujdes më shumë për shëndet dhe për përmirësim të shëndetit”, tha Haziri në ‘Zona B’ në Klan Kosova.
Haziri ka treguar se ishin në koordinim të plotë me Mustafën rreth marrëveshjes për demarkacionin.
“Kemi qënë në koordinim të plotë ditor me të dhe ka qenë jashtëzakonisht konstruktiv dhe ndihmës në arritjen e kësaj le të themi marrëveshje politike për me kalu demarkacionin’, theksoi Haziri.
Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e ...
Gjermania zbulon rastin e parë të variantit të ri mpox Ib
Riho Terras nga Estonia pritet të jetë raportues për Kosovën...
Trepça nesër kërkon fitoren e pare në Fiba Europe Cup
Gërvalla takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, flasin p...
Bislimi priti në takim ambasadorin italian, nënvizoi nevojën...