Gjatë qëndrimit në Londër, kryetari i Skënderajt Bekim Jashari dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë takuar euro deputeten nga Mbretëria e Bashkuar, Julia Ward.
Siç shkroi Lladrovci në rrjetin social Facebook, la të kuptohej se takimi ishte joprotokollar. Por, kreu i Komunës së Drenasit u shpreh se me euro deputeten Ward dikutoi për krijimin e urave të bashkëpunimit mes tyre.
“U dakorduam që së shpejti, do të krijojmë ura bashkëpunimi me disa qytete të Mbretërisë së Bashkuar, do të këmbejmë përvoja për shumë lëmi, bashkëpunim në lëmin ekonomik, të arsimit, sektorët që mbulojnë çështjet gjinore si dhe bashkëpunimin ndërkulturor”, deklaroi Lladrovci.
Por, Lladrovci dhe Ward kanë një dallim thelbësor mes njëri-tjetrit. Politikat të cilat aplikon partia në të cilën ndodhet euro-deputetja Julia Ward, Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (APSD) në Britani, dallojnë shumë me PDK-në në Kosovë, nga e cila parti vjen Ramiz Lladrovci.
APSD e Julia Ward është parti e qendrës së majtë, ndërkaq PDK e Ramiz Lladrovcit vetëquhet parti e qendrës së djathtë.
Por, megjithë këto dallime mes njëri-tjetrit, Lladrovci thotë se ka marrë përkrahjen e euro-deputetes britanike.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...