Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX, duket të jetë gjithnjë e më pak i dëshiruar në Kosovë. Mekanizmat e drejtësisë, konsiderojnë se Republika e Kosovës ka arritur të ndërtojë kapacitetet e veta të fuqishme për të marrë përgjegjësitë në sistemin e drejtësisë, përfshi edhe fushat në të cilat EULEX-i vazhdon ta ketë rolin e vetë.
Në bazë të marrëveshjes së institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, EULEX-it i skadon mandati nga mesi i qershorit. Për vazhdimin e këtij mandati, do të kërkohet një marrëveshje e re ndërmjet Kosovës dhe BE-së.
Por, zyrtarët në Këshillin Gjyqësor të Kosovës thonë se mandati i misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit – EULEX, duhet të përfundojë.
Kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi tha se gjykatat në Kosovës tashmë i kanë kapacitetet që vetë t’i kryejnë të gjitha detyrat.
“EULEX-i, shumicën e lëndëve i ka dorëzuar të vendoret. Të gjitha lëndët që i ka pasur, pothuajse vitin e kaluar, i kanë dorëzuar te vendorët dhe tash e kanë një numër të vogël të lëndëve dhe lëndët që u procedohen atyre për gjykim behën në bazë të kërkesës së tyre. Do të thotë, EULEX-i i drejtohet KGJK-së që një rast të caktuar ta marrë dhe gjykojë. Ne nëse e shohim të arsyeshme ia procedojmë për gjykim, nëse jo kërkesën ia refuzojmë”, tha Idrizi.
Sipas Idrizit, gjykatat vendore do t’i marrin të gjitha përgjegjësitë dhe do të gjykohen të gjithë rastet e të gjitha niveleve, pavarësisht prej rastit dhe rëndësisë.
Misioni i EULEX-it, është vendosur në Kosovë nga Bashkimi Evropian, pak ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, për të ndihmuar shtetin e ri në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.
Këtij misioni në vitin 2016, i ishte vazhduar mandati deri në qershor 2018. Autoritetet në Kosovë në atë kohë patën deklaruar se po punojnë që misioni ta përfundojë punën e tij brenda afatit prej dy vjetësh.
Zyrtarët e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovës i thanë Radion Evropa e Lirë, se drejtimi i përgjithshëm i misionit do të jetë shkojë drejt një tranzicioni progresiv të funksioneve dhe përgjegjësive në fushën e monitorimit, mentorimit dhe këshillimit te instrumentet asistuese të Bashkimit Evropian.
Donika Berisha zëdhënëse në EULEX theksoi se për vazhdimin punës së misionit, pritet të vendosin shtetet anëtare të BE-së, bashkë me autoritetet në Kosovë.
“Po ashtu, do të jetë një largim gradual i mandatit të tij ekzekutiv, ashtu siç do të jetë dhe si do të shihet e nevojshme. Vendimi për të ardhmen e misionit të EULEX-it pas 14 qershorit të këtij viti i takon shteteve anëtare të BE-së, natyrisht gjithmonë në një bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me autoritetet vendore të Kosovës”, tha Berisha.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka shprehur mendimin se misioni i BE-së në Kosovës për dhjetë vitet e funksionimit të tij ka dështuar në përmbushjen e misionit të tij, sidomos në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Nëse marrim për bazë faktin se kemi një sistem gjyqësor dhe prokurori të politizuar, sigurisht që do të jetë shumë e vështirë që Kosova ta përmbushë mandatin kushtetues dhe ligjor në luftimin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe të sundimit të ligjit në vend. Sido që të jetë, Kosova si shtet që ka hyrë në dekadën e dytë të shtetndërtimit duhet që në kuadër të kompetencave dhe resurseve e veta të ndërtojë një shtet ligjore dhe të mos pres nga faktorët ndërkombëtarë, siç është EULEX-i, që të njëjtit të rregullojnë sistemin juridik në Kosovë”, tha Miftaraj.
Viteve të fundit, misioni i EULEX-it është transformuar duke marrë më shumë karakterin e një misioni këshillëdhënës dhe mentorues për institucionet e Kosovës në fushën e sigurisë dhe të drejtësisë.
Sidoqoftë, në rastet e cilësuara si të ndjeshme, ku protagonistë kanë qenë edhe figura të larta politike, EULEX-i kishte rolin kryesor në trajtimin e tyre, ngase institucionet e Kosovës, të paktën deri në këtë fazë të zhvillimit të institucioneve shtetërore, ishin vlerësuar se nuk janë të gatshme të ballafaqohen me to.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...