Superylli brazilian, Neymar, është bërë xheloz ndaj bashkëlojtarit të tij, Kylian Mbappe dhe tashmë është duke kërkuar nga klubi që ta shesin.
Ylli brazilian, i cili ka prishur marrëdhëniet me sulmuesin Edinson Cavani, kohëve të fundit është duke u lidhur me një largim nga Parisi, pasi që nuk është duke e shijuar futbollin francez.
Neymar mendon se pozita si lider i skuadrës është nën rrezik, nga francezi Mbappe dhe sipas El Pais, klubi francez është duke konsideruar shitjen e Mbappes, për ta mbajtur të lumtur ish yllin e Barcelonës, transmeton arbresh.info.
Gazeta spanjolle, raporton se Neymari më nuk dëshiron të luajë me Mbappen dhe se ai mund të jetë një rival për ‘Topin e artë’.
Tashmë, kjo gjë është evidente pasi që Neymari nuk po ia pason topin talentit francez, mandje këtë ia ka kërkuar dhe bashkëatdhetarit të tij, Dani Alves.
Drejtuesit e PSG janë të brengosur për këtë situatë dhe nuk dëshirojnë ta humbasin Neymarin, dhe tashmë kanë filluar të mendojnë për një shkëmbim me Barcelonën, duke ofruar Mbappe në këmbim të Philipe Coutinho.
Coutinho dhe Neymar janë shokë që nga fëmijëria e tyre, dhe me ardhjen e Coutinhos në Parc des Princes, futbollisti më i shtrenjtë në botë do të ishte i lumtur.
Besohet se Mbappe nuk është në dijeni për këtë xhelozi të Neymarit.
Për Mbappen në të kaluarën ishin të interesuar Barcelona dhe Manchester City. /arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...