Sipas disa hulumtimeve, pagjumësia del se është e ndërlidhur me një rritje të rrezikut të sulmeve të zemrës dhe atyre të trurit.
Gjumi është i rëndësishëm për rikuperimin biologjik dhe gjumi është rreth 33% e tërë jetës sonë, por në shoqërinë moderne është në rritje numri i njerëzve që ankohen për pagjumësi, transmeton Telegrafi.
P.sh., vetëm në Gjermani raportohet se afër gjysma e tërë popullsisë ka pasur simptoma të pagjumësisë.
Hulumtuesit, pas ekzaminimeve të ndryshme, kanë treguar se ekziston një lidhje mes pagjumësisë dhe problemeve shëndetësore – ndër to edhe sulmet e zemrës dhe të trurit.
Simptomat e pagjumësisë probleme me rënien në gjumë, vështirësi për të qëndruar në gjumë, zgjim të hershëm nga gjumi, etj.
Këto konstatime janë bërë pasi shkencëtarët i kanë analizuar mostrat e 160,867 pjesëmarrësve.
Vlen të ceket se femrat me simptoma të pagjumësisë janë më të rrezikuara nga sulmet kardiovaskulare dhe të trurit sesa meshkujt, por ky dallim mes gjinive nuk është edhe aq i madh. /Telegrafi/
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...