Më 26 shkurt të vitit 2016, kryetari i atëhershëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi,është zgjedhur president i Kosovës në raundin e tretë të votimeve mes tensionesh të larta politike.
Ai fitoi me 71 vota në raundin e tretë pasi që në dy raundet e para nuk arriti të sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve.
Zgjedhja e tij kundërshtohej ashpër nga partitë opozitare të cilat dy herë radhazi ndërprenë seancën e asaj dite duke hedhur gaz lotsjellës.
Sot bëhen dy vite nga zgjedhja e tij si President i vendit. Por sa ka arritur Hashim Thaçi ta bëjë këtë punë si duhet flasin analistët politik dhe përfaqësuesit e organizatave jo qeveritare.
Arton Demhasaj nga organizata ‘Çohu’ ka thënë për portalin Arbresh.info se Thaçi nuk ka qenë një president i unitetit mes partive politike.
“Presidenti i Kosovës nuk është që ka shumë kompetenca ekzekutive. Kompetenca kryesore e tij është ta ruaj dhe ta mbajë ose ta krijojë unitetin politik në Kosovë, gjë të cilën mendoj se nuk ka mbërri ta bëjë. Madje ai jo vetëm që nuk ka mbërri të bëhet faktor uniteti i partive politike por ka ndikuar edhe në përçarjen e madhe të partive politike. Kjo sidomos lidhet me çështjen e demarkacionit në të kaluarën kur pikërisht ish dashtë Presidenti me qenë ai që të kërkojë nga partitë politike që ta krijojnë një koncensus politik sa i përket kësaj çështje e mos të lejoj të ndahen partitë politike në dy taborë qysh ka ekzistuar pozita me opozitën”, ka thënë ai.
Sipas Demhasaj, Presidenti nuk është dashtë të mbrojë diçka që e kritikojnë partitë.
“E dimë që në një prej protestave të opozitës kur janë mbajtur për ta kundërshtuar Demarkacionin dhe Asociacionin në Qeverinë Mustafa, Thaçi doli me një deklaratë drejt zyrës së kryeministrit ku thoshte ‘me bisht në shalë’, e të gjitha këto janë punë që nuk i shkojnë për shtati një presidenti sepse ai duhet të jetë i kujdesshëm në gjuhën që përdor”, është shprehur ai duke shtuar se madhe Presidenti Thaçi në shumicën e rasteve ka dashur t’i kthehet vëmendja e medieve.
“Në momente të caktuara kur i ka humbur vëmendja e opinionit dhe e mediave ka lëshuar deklarata, shembull letrat që i ka dërguar në prokurori të shtetit për hetim të vrasjeve të pasluftës e gjana të tilla që në njëfarë mënyrë nuk janë kompetencë e tij sepse pushteti gjyqësor është i pavarur, i ndarë dhe nuk punon me direktiva as të presidentit e as të kryeministrit e as askujt tjetër”, ka deklaruar Demhasaj.
Bajrush Morina, analist politik në një deklaratë për portalin Arbresh.info tha se edhe pas dy vjetësh Hashim Thaçi ka vazhduar të jetë lider i pakontestuar në vend, që sipas tij “vetë shkruan e vetë vulos”.
“Ai është sjellur edhe si president i vendit edhe si lider I fortë politik. Në opinion është shfaqur si përfaqësues i unitetit politik, por është parë edhe në do “ndeja private” në kohë fushate kryesisht me njerëz të PDK-së. Madje edhe si president i vendit, ka marrë pjesë edhe në takime të prapaskenave politike qoftë për prishjen e koalicioneve qeverisëse qoftë për krijimin e koalicioneve të reja politike në vend. Me një fjalë Presidenti Thaçi ka qenë herë president i vendit e herë lider i PDK-së”, ka theksuar ai.
Ndërsa njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj ka thënë për Arbresh.info se Presidenti Thaçi, ka shumë probleme në rolin e tij si president.
“Problemi kyç është se, është figurë e cilësuar si kontraverse. Nëse në politikën e jashtme, vërehet mungesa e vullnetit tek liderët e ndryshëm ndërkombëtarë, për ta ftuar përkatësisht takuar, shkaku i akuzave nga raporti Dick Marty. Në politikën Kosovare, vazhdon të mos mund ta marrë rolin e unifikuesit, rol që i takon një Presidenti me dispozita kushtetuese. Z. Thaçi, edhe pse zyrtarisht është larguar nga politika partiake, vazhdon të ketë ndikim të madh në zhvillimet politike në vend. Kjo e bën të cilësohet si i anshëm në situata të caktuara nga parti të ndryshme”, ka thënë Duhanaj.
Kujtojmë se derisa po zhvilloheshin raundet e votimeve, jashtë parlamentit, policia përdori gazin lotsjellës dhe “topat e ujit” për të shpërndarë grupe protestuesish që hodhën shishe me benzinë në kundërshtim të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.
Nga kjo të paktën 11 pjesëtarë të policisë dhe një protestues ishin lënduar gjatë përleshjeve. /V.Berisha/Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...