Miriami pret me padurim koncertin e Albanit

14:02 | 26 Shkurt 2018
Arbresh.info

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë ndër çiftet më simpatike të estradës.

Këto ditë, Albani ka paralajmëruar një koncert të cilin do ta mbajë në “Pallatin e Kongreseve” në Tiranë, shkruan lajmi.net.Koncerti “Hapësira e një ëndrre” do të mbahet tri ditë rresht (2, 3, 4 mars) dhe tashmë kanë filluar edhe provat për të.

Këngëtari ka publikuar vazhdimisht imazhe nga përgatitjet që po bëhen për koncertin që e konsideron shumë të rëndësishëm për karrierën e tij.Ndërsa, është Miriami ajo e cila po i qëndron vazhdimisht afër atij dhe këtë gjë e tregojnë më së miri edhe fotot e fundit që ajo shpërndau në rrjete sociale. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BfqIfWZADJn/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme