Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka dënuar me fjalët më të ashpra aktin vandal të vjedhjes së flamurit dhe shkatërrimit të Stemës së Republikës së Kosovës, i cili ndodhi gjatë fundjavës që shkoi në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasbourg të Francës.
“Dënoj fuqishëm sulmin vandal ndaj Institucioneve dhe Simboleve Shtetërore në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasbourg. Falënderoj reagimin e shpejtë dhe gatishmërinë e Institucioneve franceze të sigurisë, që t’i përgjigjen shpejt kërkesës tonë për hetim dhe presim që kryerësit e këtij akti të ulët të nxirren para drejtësisë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze në lidhje me këtë rast”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...