Vdes ish-trajneri i Trepçës, Ahmet Behrami

13:09 | 26 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ka ndërruar jetë njeriu që ka kontribuar shumë për sportin dhe basketbollin në Mitrovicë, trajneri i mirënjohur, kampioni dhe fituesi i Kupës Ahmet Behrami, njeriu pedagog, i sinqertë dhe i rreptë në punën e tij.

Baca Ahmet, një punëtor i palodhshëm, zbuluesi e shumë talenteve dhe gjeneratave “minatore”, na la sot ne sportistëve, sportdashësve, familjes , miqve dhe dashamirëve, duke lënë një zbrazëti të pa kompenzueshme, por me ndjenjën e respektin dhe miqësisë me të gjithë.

Ahmet Behrami është njeriu që ka krijuar gjenerata e gjenerata në sportin e basketbollit, njeriu që ia dhe shumë sportit, basketbollit edhe Mitrovicës, por përveç sukseseve edhe gëzimeve e kënaqësisë në parket, as basketbolli, as Mitrovica nuk ia kthyen punën, kontributin dhe angazhimin jetësor.

Njeriu humb të afërmin, humb mikun edhe shokun duke mbetur pa bisedën, debatin, reflektimin dhe këshillën nga pedagogu, nga trajneri dhe njohësi i madh i basketbollit por edhe sportit në përgjithësi, por përkundër kësaj ndjehemi krenar q jetuam në kohën e tij, ishim shok, mik edhe bashkëpunëtor dhe morëm diçka nga bagazhi i tij i madh që i la familjes shoqërisë dhe sportit.

Mitrovica , Klubi i basketbollit Trepça , basketbolli kosovar , sporti dhe qytetarët mitrovicas kanë humbur njeriun e palodhshëm, mikun, trajnerin dhe punëtorin e palodhshëm, qoftë i lehtë dheu dhe i përjetshëm kujtimi për punën dhe kontributin e dhënë gjatë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme