I ftohti siberian pushton Evropën, në Itali temperaturat deri në -24

10:20 | 26 Shkurt 2018
Arbresh.info

Italia është përfshirë nga i ftohti siberian. Kryeqyteti italian, Roma, është zgjuar sot i mbuluar nga bora.

Reshjet e dëborës vazhdojnë të bien, më shumë sesa ishte parashikuar, duke bllokuar mjaft rrugë e duke shkaktuar vonesa në qarkullimin hekurudhor e ajror. Të gjitha shkollat dhe universitetet janë mbyllur si dhë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda.

Temperatura mjaft të ulëta të të ftohtit siberian deri në -24 gradë janë regjistruar në komunën e Lievignos në rajonin e Lombardisë, si dhe në Piemonte, Torscana, Emilia Romagnia etj.

I ftohtë siberian ka përfshirë në mënyrë të veçantë veriun dhe zonën qëndrore në Itali por meterologët flasin se gjatë ditës do të mbërrijë edhe në rajonet jugore./Gazetaexpress/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme