Reshjet e dëborës në të gjithë vendin e kanë vështirësuar dhe ngadalësuar qarkullimin rrugor, i cili zhvillohet në rrugë të lagura, me mbetje të dëborës së qullët dhe me ndalime dhe kufizime për automjetet e rënda të transportit në qafat malore dhe në një pjesë të rrugëve.
Për shkak të paraqitjes së mjegullës, shikimi është zvogëluar nga 15 deri në 20 metra në Kodrën e Diellit.
Dëbora tani për tani nuk shkakton probleme në qarkullimin ajror dhe në transportin hekurudhor.
Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) informojnë se janë vendosur ndalesa për lëvizjen e kamionëve në kalimet Presekë, Strazhë, Gjavatë dhe kalimin Barbados në rrugën rajonale Makedonski-Brod – Prilep, në rrugët Mavrovë -Dibër, Strugë – vendkalimi kufitar Qafëthanë, në rrugën magjistrale Kriva Pallankë – Deve Bair, në daljen nga qyteti, si dhe në rrugën rajonale Vallandovë – Dojran, ku tek udhëkryqi Furka ka pengesa për automjetet e transportit. Në orën 8:45 minuta sot në mëngjes është hequr ndalesa për kamionë përmes Pletvarit.
LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete.
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen