Google ADS

Pezullohet mësimi në zonat e thella në Kukës

10:04 | 26 Shkurt 2018
Arbresh.info

Reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në shumë zonë, sidomos në veri.

Kështu, qarku i Kukësit është nën ndikimin e temperaturave të ulta, që arrijnë deri në -8 gradë, ku si pasojë janë ta bllokuar disa zona si Arrën, Kalis, Grykëçajë, Malzi, Zapod, Shishtavec dhe Topojan.

Po ashtu, për shkak të dëborës dhe motit të ftohtë, shumë shkolla nuk kanë filluar mësimin, pasi transporti i mësuese nuk është i mundur./GazetaExpress/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme