Peshkatari palestinez vritet nga forcat izraelite jashtë Rripit të Gazës

00:39 | 26 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një burrë palestinez është qëlluar për vdekje nga forcat izraelite, pasi me varkën e tij të peshkimit kishte shkelur kufinjtë e një zone të caktuar të peshkimit.

Autoritetet izraelite e kanë përshkruar varkën e tij si “të dyshimtë”, transmeton portali arbresh.info

Si një anije që transportonte tre palestinezë të humbur nga zona e peshkimit në brigjet e Rripit Verior të Gazës, autoritetet izraelite kanë reaguar menjëherë, thuhet në një deklaratë të lëshuar.

Sipas deklaratës ushtria dyshohet se i kërkoi anijet që të ndalojë , por më pas ka qëlluar drejt saj.

“Si pasojë e zjarrit një nga të dyshuarit u plagos dhe më vonë vdiq nga plagët e tij”, tha ushtria izraelite.

Dy të tjerë janë arrestuar.

Tensionet me palestinezëve dhe izraelitëve janë rritur dukshëm pas vendimit të Presidenti Donald Trump për njohjen e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme