Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni është shfaqur plot humor para mbështetësve të tij në Milano, një javë para zgjedhjeve parlamentare.
Sipas sondazheve të fundit të Itali, partia e tij pritet të marrë më së shumti vota, transmeton portali arbresh.info
81-vjeçari ka folur për më shumë se orë para 1 mijë tifozëve të tij, të cilët thërrisnin “Forza Italia”.
“Në këtë mandate keni misionarë të vërtetë të lirisë dhe demokracisë”, tha ai, duke buzëqeshur.
Koalicioni, i cili gjithashtu përfshin Ligën euroskeptike dhe Vëllezërit nacionalistë të Italisë, po udhëheq në sondazhet përfundimtare përpara votimit të 4 marsit.
Pas akuzave të shumta ligjore, skandaleve seksuale dhe një ndalimi nga detyra për shkak të një mashtrimi me taksa në vitin 2013, nuk e kanë ndikuar që numri i tifozëve të tij të bie.
Gjatë fjalimit Berluksoni ka thënë edhe disa pjesë humoristike në lidhje me politikën aktuale, ndërsa në lidhje me zvogëlimin e taksave ai ka theksuar se “është njeriu i duhur që mund të bëjë këtë ndryshim”.
Berluskoni ishte kryeministri që ka shërbyer më së gjati në Itali që nga pas lufta, derisa për shkak të një mori skandalesh dhe të frikës nga një kolaps financiar i stilit grek, “fuqia” e tij u shemb gjatë vitit 2011./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...