Google ADS

Koreja Veriore e gatshme të bisedojë me SHBA-të, thotë Koreja Jugore

20:12 | 25 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Koreja Veriore është e gatshme të bisedojë më Shtetet e Bashkuara, thotë Koreja Jugore.

Njoftimi erdhi pasi gjenerali Kim Yong-chol u takua me Presidentin e Koresë Jugore, Moon Jae-in, para mbylljes së ceremonisë së Lojërave Olimpike, transmeton portali arbresh.info

Departamenti amerikan i Shtetit reagoi duke thënë se çarmatimi bërthamor duhet të jetë qëllimi përfundimtar i “çdo dialogu”.

“Ne do të shohim nëse mesazhi i Phenianit, se është i gatshëm të mbajë bisedime, përfaqëson hapat e parë”, thuhet në deklaratë.

Pheniani ende nuk e ka konfirmuar ofertën, por shpesh ka thënë se është i gatshëm të negociojë pa parakushte.

Vajza e Presidentit të SHBA, Donald Trump, gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e mbylljes, por ajo nuk ka diskutuar me asnjë koreano-verior, edhe pse ishte ulur disa metra nga gjenerali i Kim Jong-un në stadiumin olimpik.

Gadishulli Korean është ndarë që nga lufta e viteve 1950-53 dhe të dy palët asnjëherë nuk kanë nënshkruar ndonjë traktat paqeje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme