Manchester United fiton betejën për vendin e dytë, Chelsea jashtë top katërshes

17:08 | 25 Shkurt 2018
Arbresh.info

Manchester United ka ftuar derbin e javës së 28- të Premierligës, duke mposhtur Chelsean në Old Trafford me rezultat 2:1

Skuadra e Jose Mourinhos ka arritur që të përmbys Chelsean në Old Trafford, ku nga 0:1 në fund ka fituar 2:1 në kuadër të Premierligës.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Willian, ndërsa Unitedi u përgjigj me golin e Romelu Lukakut, me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë vendësit ishin më efikas, duke shënuar golin e dytë dhe të fitores në minutën e 75 me anë të Jesse Lingard, pas një asitimi të bukur nga Lukaku.

Chelsea arriti të gjente golin e dytë, por Morata ishte në pozitë jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje Unitedi kthehet në vendin e dytë më 59 pikë, ndërsa Chelsea në vendin e pestë më 53 pikë. /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme