Google ADS

Batatina e gjen fajtorin pas humbjes nga Drita

16:32 | 25 Shkurt 2018
Arbresh.info

Llapi u mposht nga Drita me rezultat minimal 0-1 në shtëpi duke pësuar humbjen e parë në ‘Zahir Pajaziti’.

Derbi i dy skuadrave të pjesës së epërme i takoi gjilanasve që shënuan nëpërmjet Xhevdet Shabanit.

Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se fusha e rënduar me borë i pamundësoi futbollistëve të tij të zhvillojnë lojën e tyre.

“Presioni për këtë ndeshje ishte në anën tonë. U mposhtëm për herë të parë në këtë stadium por ky është futbolli”, tha Batatina.

Trajneri llapjan ka uruar gjilanasit për fitoren e marrë në ‘Zahir Pajaziti’.

“Kushtet për lojë ishin tejet të vështira dhe nuk na mundësuan ta zhvillojmë lojën tonë”.

“Gjithsesi i uroj Dritës fitoren pasi bëhet fjalë për një skuadër të fortë”, tha Batatina.

Llapi tani ndodhet në pozitën e tretë në tabelë me 34 pikë të tubuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme