Google ADS

Isufi: Fitorja për Intelektualët, vazhdojmë me këmbë në tokë

16:33 | 25 Shkurt 2018
Arbresh.info

Drita është ngritur në pozitën e parë në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra gjilanase ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Llapi 0-1 për tu barazuar me pikë me Prishtinën nga 36.

Golëdallimi më i mirë i Dritës dhe përballjet direkte me Prishtinën bënë që skuadra nga Gjilani të jetë në krye të Superligës.

Trajneri Bekim Isufi pas ndeshjes deklaroi se ishte një fitore shumë e merituar edhe pse e vështirë.

“Ishte fitore shumë e vështirë por edhe e merituar në të njëjtën kohë”.

“Arritëm t’i ndalnim individët e dalluar të Llapit si Mentor Zhdrellën dhe Mirlind Dakun dhe pastaj ishte më e lehtë”, tha Isufi.

Trajneri gjilanas fitoren ua dedikon tifozëve të Dritës, ‘Intelektualëve’ të cilët ishin në numër të madh në Podujevë.

“Këtë fitore ua dedikojmë tifozëve tanë Intelektualëve. Kanë ardhur nëpër borë, kanë kaluar pengesat dhe normalisht e meritojnë këtë gëzim”.

“Fakt shumë pozitiv për Dritën është që po luajmë si në shtëpi si jashtë saj”, përfundoi Isufi.

Në ndeshjen e radhës Drita do të luaj në shtëpi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme