Google ADS

Berisha: Rama e ka shitur emrin ‘Çamëri’, Shqipëria po kapitullon para Greqisë

15:29 | 25 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në faqen e tij në Facebook se “Edvin Rama dhe Ditmir Bushati e kanë shitur emrin Çamëri. Ata kanë rënë dakord për ta hequr këtë emërtim nga historia shqiptare’.

Për këtë arsye, ish-kryeministrin bën thirrje për protesta kundër qeverisë dhe marrëshjes që po bën ‘Edvini me Ditziun për çështjen çame’.

Lexoni të plotë statusin e tij në Facebook:

Kapitullimi i Edvinit dhe Ditziut të tij për çështjen çame, është akti më poshtërues në historinë tonë!

Të dashur miq, Ministri i Jashtëm i Greqisë informoi një deputet grek me një letër të botuar në media, se në negociatat me Ramën dhe Ditziun e tij ai jo vetëm ka siguruar fushat e gazit dhe naftës më të mëdha të Jonit dhe Mesdheut për Greqinë, por edhe se me palën shqiptare kanë rënë dakord që të fshihen nga faqja e dheut fjalët “çam” dhe “Çamëri”, të zhduken këto fjale nga tekstet, botimet, nga historia jonë kombëtare, gjeografia, debatet dhe çdo gjë tjetër.

Kjo kërkesë për palën greke përbën kërkesën më albanofobe, fondamentaliste, të pashembullt në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe unë e kam denoncuar këtë me forcën më të madhe.

Por vetë diskutimi dhe pranimi i kësaj kërkese nga Edvini dhe Ditziu i tij është kapitullimi më poshtërues i regjistruar ndonjëherë në historinë tonë.

Me këtë akt të paimagjinueshëm Rama dhe Ditziu i tij kanë tejkaluar edhe masakrat e Zervës dhe barbaritë e Enver Hoxhës ndaj popullatës të martirizuar të Çamërisë dhe dheut shekullor të saj. Edi Rama dhe Ditziu i tij kanë shkelmuar mbi gjakun, vuajtjen, sakrificat mbinjerëzore të çamëve, kontributin e tyre të pavdekshëm në historinë tonë kombëtare, por edhe në lirinë e kombit grek, themelimin dhe konsolidimin e Greqisë së lirë dhe të pavarur.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të një tradhëtie të pashembullt në historinë e kombit tonë, këtë pabesi dhe thikë të tmerrshme mbas shpine ndaj çamëve dhe Çamerisë së martirizuar, u bëj thirrje shqiptarëve të ngrihemi në revolta kundër kësaj klike neobllokmenësh, që për karrigen e vet janë gati të shesin në treg jo vetëm çamet dhe Çamërinë, por edhe identitetin e kombit shqiptar!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme