Ish-deputeti i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi është deklaruar kundër demarkacionit dhe po thotë se Kosovës po i mungon një lider që jep jetën për tokë. Ndërkohë që sipas tij, vendi ka liderë të tillë që po falin tokë për pushtet.
Ka shkuar aq larg sa me poezi, ish-deputeti që vite më parë fyeu figurat kombëtare, thotë se është i gatshëm të vdes për vendin.
“Marrëveshja e partive politike për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit, është dëmi më i madh që i ka ndodhur tokës shqiptare pas Kongresit të Berlinit në vitin 1878. Kjo marrëveshje dëmton rëndë interesin shtetëror të Kosovës. Kjo marrëveshje cenon rendin kushtetues të Kosovës”, ka shkruar ai.
Tutje, ai thotë se është në dijeni sikurse të gjithë të tjetër se ratifikimi i demarkacionit është kërkesë e BE-së për liberalizim të vizave.
“Por, ky kusht, kjo kërkesë e BE-së nuk është e drejtë. Ngase për asnjë vend të Ballkanit që kanë fituar të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza, nuk ka qenë ky kusht. Bile edhe sot shumë vende të BE-së nuk e kanë të zgjidhur çështjen e demarkacionit mes tyre. Pse vetëm Kosova duhet ta paguaj këtë çmim?”, shkruan Kelmendi në facebook.
“A nuk mjaftoj që Kosova u desh të paguaj çmimin më të lartë për liri? A nuk mjaftoj gjenocidi, masakrat dhe terrorizmi mbi popullin e Kosovës? Tash kërkohet që edhe të falim tokë. E Serbia e cila ishte autore e gjenocidit, masakrave dhe terrorizmit mbi popullin e Kosovës, ka fituar vite më parë të drejtën e lëvizjes pa viza për qytetarët e saj. Bile Serbia pritet që sa më shpejtë ta fiton statusin e anëtarit me të drejta të plota në BE. Kosova ka paguar dhe po vazhdon të paguaj çmime të shtrenjta për lirinë e saj”, shkruan ai.
“Kosovës i mungon një lider i cili edhe jetën e jap për tokë të Kosovës, e jo lider që falë tokë për të mbetur në pushtet. Falënderoj ZOTIN që ma mundësoj të jem deputeti i parë në Kuvendin e Kosovës që kundërshtova marrjen e tokës së Kosovës nga Mali i Zi (25 Mars 2011). Edhe sot i qëndroj besnik atij vendimi se nuk duhet falur toka Malit të Zi. Edhe nëse më kushton me jetë, nuk zbrapsem nga ky qëndrim i imi. Kështu më mësoj baca Isë Boletini. Kështu më mësoj baca Adem Jashari”, vazhdon Kelmendi.
“Kosovë nuk të tradhëtoj, Kosovë nuk të shes, Kosovë do të mbroj, derisa të vdes”, përfundon ai shkrimin e tij me këto vargje poezie.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...