Google ADS

Fast food-i më i njohur në botë mbyll dyqanet, ka mungesë pule

14:29 | 25 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kompania e fast food, KFC i ka kërkuar falje klientëve e saj për të reklamën e pulave, që është konsideruar si dicka aspak domethënëse.

KFC nxori një reklamë të plotë në gazetat Sun dhe Metro, e cila tregon një kovë të zbrazët që duhet të përmbajë pulë, por në fakt është e zbrazët dhe ka vetëm disa thërrime të vogla.

Gjithashtu, në vend që të ketë logon e KFC-së, shkronjat janë ndërruar për të lexuar “FCK”.

Kompania u detyrua të mbyllë qindra dyqane këtë javë pas një problemi me furnizuesin e saj të pulave.

Pothuajse 700 prej 900 dyqaneve të saj në Mbretërinë e Bashkuar janë rihapur. Në reklamë, KFC shkruante: “Një restorant pule pa pulë. Nuk është aspak ideale. Kërkojmë falje të madhe për klientët, sidomos për ata që kanë udhëtuar gjatë për të na gjetur të mbyllur.”

Syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme