Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq po thotë se marrëveshja për formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe nuk do të ndryshohet.
Madje ai deklaron se një gjë të tillë nuk do ta lejojë Beogradi. “Prishtina ndoshta ka harruar se marrëveshja e Brukselit ishte nënshkruar nga Hashim Thaçi, dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton. Ajo e përcakton qartë se çfarë duhet të bëhet, dhe si. Asnjë ndryshim nuk do të merret parasysh, nëse kjo ndodhë, marrëveshja e Brukselit bie”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net
Ministri serb ka thënë se Serbia po kërkon stabilizimin e gjendjes së serbëve në Kosovë.
Daçiq ka folur edhe për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet dy shteteve. Sipas tij, koha po kalon dhe vendet duhet të ndërmarrin hapa konkretë.
“Koha po kalon dhe diçka duhet të bëhet. Në strategjinë e BE-së nuk u përcaktuar se çfarë është ajo marrëveshje, por vetëm se duhet të nënshkruhet urgjentisht”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.
Sipas tij, Kosova është e interesuar vetëm që Serbia ta njehë pavarësinë.
“Ata nuk duan një zgjidhje të përhershme, pasi besojnë se Beogradi vetëm duhet t’ua pranojë shtetësinë”, tha ai.
Ministri serb gjithashtu ka vazhduar me akuza, duke thënë se Kosova po e manipulon listën e njohjeve.
Ai thotë se lista prej 116 shteteve që e kanë njohur Kosovën është gënjeshtër.
“Fakti se Kosova është njohur nga 116 shtete është gënjershtër. Në listë janë edhe vende si Nigeria, Uganda dhe Mali që nuk e kanë njohur Kosovën”, përfundoi Ivica Daçiq për mediat serbe.
Ndryshe në fazën tjetër të dialogut që do të jetë nesër, prite të diskutohet për marrëveshjet e Brukselit që nuk janë zbatuar. Në mesin e tyre edhe ajo për Asociacionin.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...