Partia Komuniste Qeverisëse e Kinës ka propozuar heqjen e kufizimit në Kushtetutë e cila kufizon shërbimin në Presidencë për dy mandate pesëvjeçare.
Ky veprim lejon Presidentin aktual Xi Jinping, të mbetet udhëheqës aq kohë sa ai dëshiron të jetë, shkruan Telegrafi.
Ka pasur spekulime se Xi Jinping do të kërkonte ta zgjaste presidencën e tij përtej vitit 2023.
Dhe tashmë me anë të kësaj lëvizjeje duket se mandate i tij do të zgjasë përtej vitit të përcaktuar më parë.
Propozimi do të shkojë para ligjvënësve në sesionin vjetor të plotë të Kongresit Popullor Kombëtar i cili fillon më 5 mars.
Xi ka qenë President që nga viti 2013 dhe sipas sistemit aktual atij do t’i skadonte mandati në vitin 2023.
Tradita e kufizimit të presidencave në 10 vjet erdhi në vitet e ’90-ta, kur udhëheqësi veteran Deng Xiaoping kërkoi të shmangte një përsëritje të kaosit që kishte shënuar epokën e Mao-s.
Dy paraardhësit e Xi-së e kanë ndjekur modelin e rregullt të trashëgimisë, por që kur ai erdhi në pushtet në vitin 2013, ai i ka shkruar rregullat sipas tij. /Telegrafi
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën