Google ADS

Itali, vret shefin se i dha 100 euro më pak në pagë

12:38 | 25 Shkurt 2018
Arbresh.info
Një sipërmarrës i moshës 55-vjeçare u ekzekutua me të shtëna pistolete nga një punonjësi i tij të shtunën.
Sipërmarrësi Nicola Sabatino u vra me armë zjarri në Frignano të Caserta, Itali nga punonjësi i tij, Vito Recchimurzi, 51 vjeç.

Sabatino mësohet se kishte shkuar në shtëpinë e punëtorit për ta paguar, por aty lindi një sherr, për shkak se mungonin 100 euro.

Në gjaknxehtësi e sipër 51-vjeçari rrëmbeu një pistoletë që kishte në shtëpi dhe e vrau në vend.

Sipas punëtorit nga paga mungonin 100 euro, por pronari thoshte të kundërtën, çka bëri që kur Sabatino doli nga apartamenti i tij, Vito ta ekzekutojë me pistoletën që mbante pa leje.

I dyshuari u arrestua nga policia pak pas krimit, duke mos bërë rezistencë. /21Media

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme