Futbolldashësit do të jenë dëshmitar të një prej derbive më të mëdhenj në dekadat e fundit të Anglisë.
Manchester United do të jetë nikoqir i rivalit Chelseat, ku do të ballafaqohen dy trajnerët që kanë polemizuar shumë muajt e fundit mes tyre – Jose Mourinho dhe Antonio Conte.
Vendi: Manchester, Old Trafford
Koha: 25 Shkurt (e diele), 15:05
Lajmet rreth ekipeve
Manchester United
Ander Herrera po përballet me një dëmtim të psëuar kundër Sevillas të martën në mbrëmje. Scott McTominay mund të startojë në formacionin bazë.
Vendimi i Jose Mourinhos për t’u rikthyer në një mbrojtje me tre futbollistë mund të varet nga aftësimi i Phil Jonesit.
Paul Pogba befasisht mbeti në bankën rezervë në barazimin 0-0 të së mërkurës me Sevillën, por me siguri do të startoj që nga minuta e parë kundër Chelseat.
Jesse Lingard pritet ta zëvendësojë Juan Matën kundër kampionëve aktual të Ligës Premier.
Chelsea
David Luiz është në dyshim për Chelsean, por dihet se Tiemoue Bakayoko do të humbasë takimin e së dielës në Old Trafford.
Alvaro Morata dhe Olivier Giroud ishin të dytë në stol kundër Barcelonës në mesjavë, por Antonio Conte mund të startojë me njërin prej tyre.
Gary Cahill gjithashtu do të shpresojë të luajë para Antonio Rudigerit që luajti në mesjavë kundër Barcelonës.
Pak ndryshime të tjera priten pas takimit me Barcelonën, ku ndeshja përfundoi 1-1 në Stamford Bridge.
Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?
A e dini se…?
Man Utd nuk ka pësuar gol në 11 nga 14 ndeshjet e fundit në shtëpi (Premier League).
Man Utd janë të pamposhtur në 29 nga 30 ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi (Premier League).
Janë shënuar më pak se tre gola në pesë ndeshjet e fundit mes Chelseat dhe Unitedit në të gjitha garat.
Chelsea nuk ka pësuar gol në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit kundër Man Utd në të gjitha garat.
Në gjashtë ndeshjet e fundit të Man Utd janë parë nën tre gola (Premier League).
Në gjashtë prej shtatë ndeshjeve të fundit të Chelseat janë shënuar mbi dy gola (Premier League).
Chelsea janë të pamposhtur në 13 nga 14 ndeshjet e fundit kundër Man Utd në të gjitha garat.
Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 28 të Ligës Premier dhe formacionet e mundshme
Analizë
Manchester United është në rënie ashtu sikur se në sezonin e fundit. Ata kanë fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit dhe performanca e tyre në përgjithësi kanë qenë të dobëta. Tensioni midis Paul Pogbas dhe Jose Mourinhos nuk po e ndihmon në çështje. United mund të bjerë poshtë në vendin e tretë në fund të fundjavës.
Chelsea duket se ka dalë jashtë rënies së tyre. Të besuarit e Antonio Contes tanimë janë të pamposhtur në tre ndeshjet e fundit dhe meritojnë më shumë se një barazim. Kampionët aktual e Ligës Premier League kanë një rekord të shkëlqyer kohëve të fundit kundër Unitedit, duke humbur vetëm një nga 14 takimet e tyre të fundit.
United ka humbur vetëm një ndeshje kampionale në shtëpi gjatë gjithë sezonit, por aktualisht është futur në një periudhë përcaktuese të sezonit të tyre.
Parashikim: Manchester United 1-0 Chelsea
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...