Në një deklaratë nga Zyra e zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së thuhet se Guterres ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila kërkon të paktën 30 ditë armëpushim humanitar në gjithë Sirinë.
Guterres bëri thirrje për “zbatim të menjëhershëm” të vendimit për armëpushim humanitar të KS të OKB-së për dërgimin e ndihmave humanitare dhe për evakuimin e të plagosurve dhe të sëmurëve të rëndë.
Duke u bërë thirrje të gjitha palëve për respektim të të drejtës ndërkombëtare, civilëve dhe infrastrukturës civile, Guterres tha se në luftën kundër terrorizmit nuk duhet të injorohen këto përgjegjësi.
Me projekt-rezolutën e miratuar nga KS-OKB-ja me një votim unanim u vendos për të paktën një muaj armëpushim humanitar për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri dhe veçanërisht për evakuimin e njerëzve të sëmurë dhe të plagosur rëndë në Gutën Lindore e cila gjendet nën rrethimin e regjimit.
Në vendim kërkohet dërgimi në mënyrë të “sigurtë, pa pengesë dhe të vazhdueshme” i ndihmave humanitare në të gjithë Sirinë dhe ndalimin për të paktën 30 ditë të konflikteve “pa vonesë” nga të gjitha palët për evakuimin e “të sëmurëve dhe të plagosurve rëndë”.
Ndër të tjera në vendim është kërkuar gjithashtu heqja e rrethimit në Gutën Lindore ku situata humanitare është “alarmante”, përfshirë edhe rajonet Jarmuk, Fua dhe Kefraja.
Sipas vendimit do të vazhdojnë operacionet ushtarake ndaj DEASH-it, Al-Kaedës, Frontit Nusra dhe grupeve tjera terroriste të përcaktuara nga KS-OKB-ja.
Nga të gjitha palët në Siri kërkohet që t’i ndalojnë të gjitha aktivitetet ushtarake “pa u vonuar”, mirëpo ende nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi armëpushimi./AA/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...