Cristiano Ronaldo po kujdeset si një kapiten që të ndihmojë Karim Benzeman.
Francezi po kalon nëpër një periudhë të vështirë në karrierë, gjersa i gjithë ekipi po mundohet ta ndihmojë në forma të ndryshme.
Një prej të tillave ishte edhe në ndeshjen e fundit, ku madrilenët triumfuan me rezultat 4-0 kundër Alavesit.
Gareth Bale fitoi një penalti pasi që u ndal në mënyrë të palejueshme në zonën e rreptësisë dhe si zakonisht, ekzekutuesi i penaltive te Real Madridi është Cristiano Ronaldo.
Por, ky i fundit nuk e mori përgjegjësinë e gjuajtjes së penaltisë, ku topin ia dha Benzemas që arriti ta tund rrjetën e kundërshtarit.
Kujtojmë se edhe në ndeshjen ndaj Real Sociedadit, kur Karim dështoi të shënonte në një rast të minutës së fundit të takimit dhe vërshëllimat u dëgjuan, Cristiano doli para tifozëve duke kundërshtuar qëndrimin e tyre. Dhe, pasi shënoi, e bëri protagonist për asistimin e tij.
Ndryshe, Benzema në këtë sezon deri më tani ka shënuar tetë gola në të gjitha garat duke përfshirë katër vetëm në La Liga./Telegrafi
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...