Gjyshja italiane niset për në Kenia, me mision humanitar

01:38 | 25 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Njihuni me Irmën.

Irma po shkon në Kenia për të kryer një punë vullnetare në një jetimore.

Irma është 93 vjeç, transmeton portali arbresh.info

Mediat italiane kanë shkruar për gjyshen famoze, pasi mbesa e saj, krenare me veprimin e gjyshes ka treguar historinë e saj në Facebook.

“Kjo është gjyshja ime Irma, 93 vjeç, e cila është nisur për në Kenia sonte”, shkroi Elisa Coltro.

“Ajo nuk po niset drejt një vendpushimi turistik, por për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve, në një jetimore”, ka shkruar ajo.

Irma, e cila humbi të shoqin në moshën 26 vjeçare dhe më vonë humbi edhe njërin nga tre fëmijët e saj, e ka kaluar të gjithë jetën duke u ardhur në ndihmë njerëzve pranë saj.

Mbesat e saj kanë deklaruar se ajo ka bërë punë vullnetare edhe në Greqi, në disa kampe të refugjatëve./arbresh.info/

https://www.facebook.com/elisa.coltro.1/posts/909244732582250

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme