Në pritje të një urdhëri për t’u firmosur nga kryeministri Edi Rama, një pjesë e administratës shtetërore nuk ka marrë rrogën e muajit janar.
Ky informacion është denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook, i cili publikon mesazhin e një qytetari, ardhur në adresën e tij personale.
Berisha sqaron se një pjesë e administratës ende nuk ka marrë rrogën e muajit janar, pasi është një pritje të firmosjes së një urdhëri nga kryeministri për strukturat e ministrive.
Sipas denoncuesit, në këtë gjëndje, duhet të jenë të gjitha ato struktura që janë transferuar nga një ministri tek tjetra.
“Ky urdhër duhej të kishte dalë që në janar, por nuk po e kuptojmë ende çpo bëhet. Askush nuk shpjegon asgjë dhe të gjitha këto rëndojnë mbi ne që jemi familjarë’,-citohet nga mesazhi i qytetarit, dërguar kryeministrit.
Postimi i plotë
Administrata shteterore pa rroga!
Kesaj i thone qeveri e Narkoshtetit!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje. Jam nje punonjese e administrates. Kemi qe ne janar qe nuk kemi marr rrogen sepse pritet qe te firmoset nje urdher nga z.kryeminister per strukturat e ministrive. Ne kete gjendje duhet te jene te gjitha ato struktura qe jan transferuar nga nje ministri tek tjetra. Ky urdher duhej te kishte dal qe ne janar,por nuk po kuptojme ende cpo behet. Askush nuk shpjegon asgje dhe te gjitha keto rendojne mbi ne qe jemi familjare. Mire qe i kane bere ministrite corap,por te pakten te na japin rrogat. Shpresoj ta publikosh por te lutem anonim. Te falenderoj”./opinion/
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...