Ish-ministri grek i financave Yanis Varoufakis ka theksuar se kapitalizmi është duke marrë fund, sepse e ka bërë vetën të dalë mode.
Ish-profesori i ekonomisë i tha një audiencë në University College London se rritja e korporatave të teknologjisë gjigante dhe inteligjencës artificiale do të shkaktojë dobësim të sistemit aktual ekonomik, shkruan “The Independent”, transmeton portali arbresh.info
Varoufakis, i cili mori përsipër institucionet e BE mbi pagesat e borxhit grek në 2015, tha se kompanitë si Google dhe Facebook, për të herë të parë, kanë kapital që të blejnë dhe të prodhojnë nga vetë konsumatori.
“Së pari, teknologjitë janë fincuar nga një grant i qeverisë dhe së dyri sa herë që kërkoni diçka në Google, ju kontribuoni në kapitalin e saj. Dhe merrni ndonjë kthim? Google po, ndërsa ju jo”, tha ai.
“Kështu që tani nuk ka dyshim se kapitali po prodhohet në mënyrë shoqërore dhe kthimet po privatizohen. Kjo me inteligjencën artificiale do të jetë fundi i kapitalizmit”, shtoi ai.
Kapitalimis sipas tij do të minohet, për shkak të prodhimit të teknologjisë dhe se çfarë do të ndodh më pas, ai ka thënë se “s’ka ide”.
Varoufakis tha se qeveritë duhet të përgatiten për postkapitalizëm duke prezantuar politika të pasqyrueshme të pasurisë.
Ish- ministri grek u bë i njohur gjatë krizës së borxhit grek, kur udhëhoqi ekipin negociator të Greqisë në kërkimin e një resolute me kreditorët e saj.
Duke e përshkruar ngjarjen si një “dështim të plotë” nga ana e tij, ai dha dorëheqjen si ministër i financave në vitin 2015, pasi kryeministri grek Alexis Tsipras ra dakord për kushtet e planit të ripagimit të borxhit ndaj BE-së./arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...