Paul Pogba është i gatshëm të largohet nga Manchester United nëse trajneri Jose Mourinho vendos të vazhdojë qëndrimin.
Raporti i tyre është prishur për shkak se Mourinho ka hequr dorë ka hequr dorë nga mesfushori këtë muaj, transmeton portali arbresh.info.
Super agjenti i Pogbas, Mino Raiola mësohet se është në bisedime me Real Madridin rreth një plani për largim gjatë verës, ndërkohë që ish klubi i tij ka gjithashtu opsionin për aktivizimin e klauzolës së riblerjes prej 53 milionë funta.
“Gjërat ndërmjet tyre janë në një pikë më të ulët se deri tani. Pauli ka bërë të qartë se nuk dëshiron të jetë aty ku Mourinho është”, ka thënë një burim i United për ‘The Sun’.
Mourinho ka vendosur muajin e kaluar të ardhmen e tij në Old Trafford duke nënshkruar kontratë të re që i siguron qëndrimin në klub deri në vitin 2020.
Francezi 24-vjeçar ishte lënë fillimisht jashtë fushës në fitoren 2 me 0 ndaj Huddersifeldit më 3 shkurt./arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...