Interi ka siguruar tri pikë të plota nga takimi i mbrëmjes së sotme (e shtunë) kundër Beneventos.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Luciano Spalletti fitoi me rezultat 2 me 0 takimin si nikoqir në Giuseppe Meazza ndaj Beneventos, shkruan portali arbresh.info.
8.3 është nota më e lartë dhe janë tre mbrojtësit, Ranocchia, Skriniar dhe Cancelo që janë vlerësuar me këtë notë. Andrea Ranocchia dhe Milan Skriniar realizuan të dy në takimin e sotëm.
Me notë të lartë është vlerësuar edhe mesfushori Matias Vecino (8.0). Berat Gjimshiti është lojtari me notën më të lartë te skuadra e Beneventos. Mbrojtësi shqiptar është vlerësuar me notën 6.9 për paraqitjen ndaj gjigantit italian në Serie A.
Lojtari me notën më të dobët është mesfushori i Beneventos Nicolas Viola (4.7)./arbresh.info/
PSG-ja fiton minimalisht ndaj Lens dhe vazhdon shkëputjen ng...
Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës ser...
Ndotja e ajrit në Lahore ishte 80 herë më e lartë sesa kufiz...
Bislimi: Raporti i Komisionit Evropiam 2024 rikonfirmoi zhvi...
Në Tiranë ‘shpërthen’ gripi i shpendëve
Kurti: Vepra e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu është ...