Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka thënë se lajmi për arritjen e konsensusit për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, në prag të vizitës së delegacionit të BE-së tregon se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave dhe integrimin e BE-së.
Pacolli poashtu ka thënë se AKR dhe presidenti i kësaj partie, Behgjet Pacolli vazhdimisht kanë bërë thirrje për gjetjen e konsensusit për ratifikimin e kësaj marrëveshje, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë:
“Demarkacioni me Malin e Zi mbetet tema qendrore e tre viteve të fundit në politiken kosovare, e cila ka polarizuar skajshëm qëndrimet e klasës politike. Lajmi për arritjen e konsensusit për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, në prag të vizitës së delegacionit të lartë të BE-së, rikonfirmon qëndrimin dhe synimin e klasës politike, në veçanti të Qeverisë së Kosovës për të përmbushur obligimet e saja dhe dërguar sinjal të qartë që Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërtimin e fqinjësi së mirë dhe përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave dhe integrim në BE.
AKR dhe Presidenti z.Behgjet Pacolli në vazhdimësi ka bërë thirrje për gjetjen e konsensusit politike për ratifikim e marrëveshjes në fjalë si dhe afrimin politik të të gjitha partive për gjetjen e zgjidhjeve për tema me interes nacional të cilat trasojnë rrugën e integrimit të vendit në BE, si dhe përçojnë mesazh të qartë të bashkëpunimit e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partneret e tjerë.
Konsensusi i sotëm i klasës politike duhet të reflektoj edhe në procese tjera me rëndësi, dhe kjo bëhet vetëm nëse në krye të tyre qëndrojnë lider vizionar”, ka shkruar Pacolli në facebook.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...